VIDEO/Ky është personi që hyri me makinë në sheshin Skëndërbej, çfarë deklaroi para kamerave

0
575
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin Skënderbej, ku një person ka thyer barrierat me makinë, dhe ka hyrë në mes të sheshit.

Makina rrezikoi jetën e dhjetra personave që kanë qenë të pranishëm në shesh, në një ditë me diell, përfshirë dhe shumë fëmijë.

Ka qenë një person që ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar personin që drejtonte makinën.

Ndërkohë personi që drejtonte automjetin ka thënë para kamerave se nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte.

“Nuk e kuptova ça po ndodhte.” , tha personi që hyri me makinë në sheshin Skendërbej.

Ndërkohë burime nga policia bën me dije se personi i cili hyri në sheshin ‘Skënderbej’ ishte në gjendje të dehur.

Fatmirësisht nga incidenti i ndodhur pak më parë në sheshin ‘Skënderbej’ nuk ka persona të lënduar.

Zjarr Tv Ad