Video/ Lazio zhgënjen në Europa League, Arsenal dhe Sevilla fitojnë pa mundim

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ërfundojnë takimet e para të fazës së grupeve të Europa League, një start që ka parë një “lumë” golash. Në 24 takime ditën e djeshme u shënuan 75 gola.

Një ndër ndeshjet që u spikat ishte ajo mes CFR Cluj dhe Lazios që përfundoi me humbjen e kësaj të fundit me shifrat 2-1. Ishin pikërisht lacialët që shënuan të parët me anë të Bastos në minutën e 25’. Vetëm 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë Cluj kthen barazpeshën me anë të një penalltie të ekzekutuar nga Deac. Në minutën e 75’ rumunët dyfishuan shifrat me një gol të omranit duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme.

Një tjetër përballje interesante ishte ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Arsenalit që përfundoi në shifrat 3-0 për “Topçinjtë”. Anglezët nuk po kalojnë një periudhë të mirë në Premier League ndaj fitorja në Europë shërbeu si dëfryese për ta. Ishin Ëillock, Saka dhe Aubameyang që shënuan 3 golat e takimit duke e ngjitur Arsenalin në krye të renditjes sëbashku me St. Liege që mundën portugezët e Guimaraes në 2-0.

Gjithashtu dhe Sevilla nuk ka zhgënjyer përballë Qarabag duke fituar lehtësisht me rezultatin 3-0. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë nga Chicharito, Torres dhe El Haddadi me këtë të fundit që shënoi një gol fantastik “alla” Messi duke e mposhtur portierin me anë të një parabole. Sulmuesi ka luajtur për një kohë të gjatë me Barcelonën ndaj edhe ka mësuar nga më të mirët.

Skuadra e Taulant Xhakës, Basel fitoi bindshëm një ndeshje “tenisi” kundër rusëve të Krasnodar me rezultatin 5-0. Një fillim shumë i mirë për zvicerianët.

Zjarr Tv Ad