VIDEO/ “Më kanë dhënë prestigj në Premier League”, Pep kalon në kundërsulm

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disfata e paparashikueshme dhe e rëndë kundër Norwich ka trazuar jo pak ambientit te “qytetarët”. Kjo humbje e Man.City mori përmasa të mëdha në mediat britanike të cilët akuzuan hapur futbollistët e Pep Guardiolës. Në krah të tyre, i pari që i ka dalë në mbrojtje është pikërisht tekniku katalunjas:

“Këto janë po të njëjtët lojtarë të cilët më sollën prestigj në Premier League. Pas sezonit tim të parë në Premier të gjithë më akuzuan duke thënë se ishte e pamundur që në Angli të luhet më këtë sistem loje. Tani në të gjithë botën thonë sa trajner i mirë jam. Kjo është për meritë të tyre, jo timen”. Të shumë ishin tifozët të cilët mendonin se suksesi i Guardiolës te Bayern Munich dhe Barcelona vinte vetëm falë lojtarëve që kishte në dispozicion. Në fakt pas vetëm një viti, Pep konfirmoi të kundërtën duke triumfuar në Premier League pas një ecurie rekord pikësh.

Mjaftoi një humbje që në drejtim të tij dhe Man.City të vinin sërish disa komente negative por vetë trajneri e ka një shpjegim logjik: “Nuk ishim preciz dhe bëmë shumë gabime individuale. Jam un përgjegjësi por kjo është pjesë e lojës. Disa herë nuk është e nevojshme ti thuash asgjë lojtarëve, mjafton ti tregosh disa video. Në këto momente e dinë se duhet të përmirësohen”.

Zjarr Tv Ad