Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cilësuar edhe si ‘Zonja e Hekurt’ është përballur me një situatë të pazakonshme ditën e sotme gjatë ceremonisë së pritjes në Berlin të Presidenti të Ukrainës.
Ndërsa ekzekutohej himni i dy shteteve me diellin “përcëllues” të mesditës, Merkel, 64 vjeç, u pa teksa dridhej në krah të Zelensky.
Temperaturat në kryeqytetin gjerman po i afroheshin 30 Gradë Celsius, raportojnë mediat.
Kur u pyet nga gazetarët për gjendjen e saj shëndetësore, Merkel tha se ajo ishte e dehidratuar.
“Unë kam pirë të paktën tre gota ujë dhe kështu tani jam më mirë”, tha ajo.
Ndërkohë, Zelensky, një komedian i zgjedhur president, tha se do ti kishte ardhur në ndihmë nëse ishte e nevojshme.
“Ajo ishte duke qëndruar pranë meje dhe plotësisht e sigurt”, tha ai.
Merkel është një nga politikanët më me influencë të Bashkimit Evropian dhe është përshkruar si Mbretëresha e Gjermanisë dhe madje edhe Perandorja e Europës.
Ajo ka njoftuar se do të largohet pas mbarimit të mandatit të saj katërvjeçar në 2021.