Video/ Meta vizitë tek Arbëreshët, emocionohet nga pritja historike

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kolegjin e Shën Adrianit ne Shën Miter Korona, i shoqëruar nga Presidenti i Itali, Mattarella. Kjo është një vizitë historike e para e dy presidentëve së bashku të arbëreshët. Duke qenë një vizitë e veçantë, edhe vëmendje nga mediat italiane ka qenë e madhe. Po ashtu mësohet se Arbëreshë nga gjithë Italia janë mbledhur në Kalabri. “Pritja e ngrohte e vëllazërore e arbëreshëve për Presidentin Meta ne Kolegjin e Shën Adrianit ne Shën Miter Korone ku merr pjese dhe Presidenti italian Mattarella”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit të Presidentit.

“Shumë i emocionuar nga pritja tepër e ngrohtë dhe vëllazërore e arbëreshëve në Lungro të Kalabrisë. Arbëreshët janë krenaria e kombit tonë”. Keshtu eshte shprehur presidenti Ilir Meta pas vizites se bere ne Lungro. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.

Zjarr Tv Ad