Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, në një intervistë për mediat ka treguar hapur se Partia Socialiste nuk i vendos interesat e qytetarëve para interesave partiake.
“PS-ja nuk vendos kurrë interesin e qytetarëve para një interesi partiak.”-tha Bilali në një intervistë për mediat
Kreu i qeverisë abuzon çdo ditë me qytetarët, duke i grabitur paratë nga xhepat e tyre. Interesi i Ramës është mbajtja me dhunë e pushtetit për të pasuruar veten dhe njerëzit afër tij.
Skandalet e kësaj qeverie nuk kanë të ndaluar, ndërsa afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë me në krye Ramën është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë.
Nga ana tjetër qytetarët janë lënë në harresë, madje duke iu shtuar fatura të kripura në kurriz, të cilat nuk munden t’i përballojnë. Edona Bilali e ka treguar qartë që Partia Socialiste dhe kjo bandë në qeveri s’do mendojnë kurrë për qytetarët.