Video/ PD viziton familjen Lika: Policia të godasë bandat dhe jo qytetarët

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia demokratike ka vizituar ditën e sotme sot familjen e 77 vjeçarit, Haxhi Lika plagosur në shtëpinë e tij në fshatin Rremas të Lushnjes.

Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti i PD-së, Elvis Salianji i shoqëruar nga kreu i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi kanë folur me vetë familjarët të cilët janë ende të tramatizuar nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë.

Familjarët e të moshuarit akuzojnë policinë se i kanë keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë pa asnjë shkak.

U thashë aman çfarë kemi bërë, kush jeni dhe çfarë kërkoni nga ne?! Nuk kemi asnjë lidhje me dy personat që janë në kërkim. Nuk jemi fare në fis me ata. As nuk i njoh as nuk më njohin” thotë familjari

Gjyshja, e cila ka bashkëshortin të plagosur thotë se nuk ka asnjë lidhje me të kërkuarit nga policia.

Sipas PD-së dëshmitë nxjerrin në pah mashtrimin e policisë se i plagosuri ka dalë në dritare i armatosur.

Familjari: ‘Xhaxhai ka qenë i shtrirë, në momentin kur është ngritur plumbi e ka kapur në kokë”

Deputeti Salianji kërkon ndjekje penale ndaj kujtdo që ka shkrepur armën.

 “Pse nuk përballen drejtëpërdrejtë me vëllanë e kryeministrit, bandat e vëllait të ministrit të Brendshëm. Vijnë tek ju, që jeni të thjeshtë sepse janë të pafuqishëm, janë të trellur për tu përballur me bandat”,-është shprehur deputeti Salianji

Sipa PD-së situata dramatike e sigurisë së qytetarëve sot mund të ndryshojë vetëm duke çliruar qeverinë nga krimi.

Zjarr Tv Ad