Video/ Përlotet Sejko: Fëmijët 18-vjeç, varen mauneve…! Për kë është kjo Shqipëri

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një prej organizatorëve të protestës së diasporës, Genc Sejko është përlotur në një deklaratë të fortë të bërë para mediave, ku i akuzonte një pjesë të tyre se janë të kapura, dhe nuk trajtojnë problematikat e qytetarëve.

Duke trajtuar rastin e një 18-vjeçari që ai kishte njohur në Angli, Genci tha se ende sot të rinjtë shqiptarë varen rrugëve, ndërsa shumica e mediave në vend i shërbejnë qeverive që shkojnë dhe vijnë.

‘’Ju jeni pjesa më e madhe e problemit, nuk pasqyroni atë që ndodh. Do vazhdoni të bëheni palë derisa fëmijët tuaj duhet të ikin rrugëve. Hajdeni pranë bashkëatdhetarëve tuaj, jeni bërë palë me hajdutët. Ne deshëm me arrit këtë, që ju të transmetoni çështjet e qytetarëve.

Unë nuk po them që ju të lini bukën e gojës suaj. Të gjithë ne të bëhemi palë me të mirën dhe me fukarain. Doni që fëmijët të dalin në rrugë? Keni fëmijë? Unë bëj 20 vjet që jetoj në Angli, para 20 vitesh shkova deri në Francë dhe më pas hypa në maune, pagova lekë dhe ika, sot situata është po njesoj.

Para se të vija këtu takova një djalë që hipi në maune, u kap te aksi se nuk kishte para ta paguante, 18 vjeç, Besin nga Tirana, 18-vjeç, dhe më thoshte se kishte frikë se do kotej dhe do të binte poshtë. Për kë është kjo Shqipëri? Kthejeni vëmendjen nga qytetarët, këta këtu mbrapa e kanë siguruar jetën e tyre”, u shpreh Sejko. 

Zjarr Tv Ad