Video/ Policët e “padukshëm” u bëjnë namin furgonëve

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet e rrepta në të gjitha rrugët për të shmangur rastet e shkeljeve që kryhen nga shoferët.

Këtë radhë në qendër të vëmendjes ishin furgonët e transportit publik.

Ashtu siç shihet në videon e publikuar nga policia, shumë prej këtyre furgonëve ndalojnë në vende të pa përcaktuara për të marrë udhëtarë duke u kthyer kështu në një burim aksidenti.

 Njoftimi:

Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t’i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës.

Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore.

Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.

Siguria juaj, obligimi ynë, kontribuo edhe ti, respekto rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Zjarr Tv Ad