VIDEO/ Presidentin amerikan Joe Biden e zë gjumi në Konferencën e Klimës në Skoci

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan Joe Biden po akuzohet se ishte në gjumë gjatë sesionit të hapjes së Konferencës së Klimës COP26 në Gllasgou të Skocisë. Një video që po qarkulllon në rrjet tregon Presidentin e SHBA që ka mbyllur sytë dhe duket se është në gjumë, ndërkohë që “zgjohet” vetëm kur një ndihmës iu afrua dhe filloi t’i fliste.

Joe Biden, 78 vjeç  është personi më i vjetër që ka shërbyer si President i Shteteve të Bashkuara, ndaj shëndeti dhe aftësia e tij mendore për këtë punë kanë qenë objekt spekulimesh nga kritikët, përfshirë ish-presidentin Donald Trump dhe mbështetësit e tij.

Gjatë fushatës së tij të pasuksesshme për rizgjedhjen në vitin 2020, Trump shpesh e akuzoi Biden se ishte plak, duke i vënë në dukje ndalesat e herëpashershme të tij gjatë fjalimeve.

Zjarr Tv Ad