Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...





E teksa protesta ka nisur të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë përzgjedhur banderola të ndryshme.





Pjesë e kësaj protestë është bërë edhe “Luizi i Big Brother”. Disa protesues kanë ngirtur dronin me një banderolë ku shkruhet “Luizi kryeministër i ardhshëm”.





Ndërkohë, një tjetër banderolë e cila po përdoret në protestën e sotme është ajo e cila po mbahej nga të rinjtë e FRPD-së ku shkruhej “Mjaft është mjaft”.





Gjithashtu ata kanë krijuar edhe imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtorit të FBI Charles McGonigal, të veshur me rroba burgu, një kostum karakteristik me vija të bardha e të zeza.




