Video/ “Rama ik, o mashtrues”, Kryeministri pritet me protesta dhe në Londër

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Londër ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Dega e Partisë Demokratike në kryeqytetin britanik e mbështetur edhe nga shqiptarë që jetojnë e punojnë atje janë mbledhur fillimisht para hotelit ku qëndroi kryeministri e më pas edhe në sallën ku zhvillohej takimi ku Rama do të marrë pjesë ditën e sotme.

Në një moment kur kryeministri Rama del nga makina një person i thërret  “O mashtrues”, dhe  Rama i përgjigjet me një buzëqeshje ironike.

Dhjetra emigrantë shqiptarë kanë vijuar me thirrjet e tyre: Albanian mafia, Rama ik, Rama hajde poshtë se po të presim, legen, tradhëtar!

Shqiptarët kanë përcjellë kryeministrin me pankarta në duar dhe me thirrjet Rama ik.

Kryeministri Rama do të jetë sot dhe nesër në Londër në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.

Nderkohë që  Edi Rama me sa duket ka patur një arsye më të fortë për te udhetuar ne Londer

Por këtë e ka dekonspiruar Alex Soros i cili ka postuar një foto me babanë e tij, spekulantin dhe milardierin Xhorxh Soros.

Në foton e postuar nga Alex, Xhorxh dhe videot e kryeministrit sot në mëngjes janë në të njëjtin vend. Në Londër dhe për të njëjtin forum.

 

Zjarr Tv Ad