Video/ Roja Papnore video për të uruar Krishtlindjen

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është hera e parë që Roja Zvicerane Papnore uron Krishtlindjen përmes një videoje të shkurtër, publikuar në rrjetet shoqërore e në Vatican News.

“Mesazh urimi, i cili e bën të dukshme ngrohtësinë njerëzore e përzemërsinë, që tregojmë gjatë shërbimit të përditshëm në Vatikan”. Kështu e komenton kapiteni Urs Breitenmoser videon e shkurtër, me të cilën Roja Zvicerane Papnore uron Krishtlindjen, duke zbuluar disa vende-kyçe, si kuzhina, rrobaqepësia, mensa, salla e argëtimit. “Me thjeshtësi – shpjegon – dëshirojmë t’u urojmë të gjithëve një Krishtlindje të lumtur e të qetë”.

Çdo shikues, që mund ta ndjekë videon në faqen e internetit “vaticannews.va”, merret për dore për të shkuar, me kuriozitet, në vendet e punës e të argëtimit të Rojeve Zvicerane; për të parë diçka, që zakonisht nuk shihet; për të shkuar përtej uniformës vërtet të bukur, me të cilën hasemi në dyert e Vatikanit. E kjo është vetëm e para nga videot, që do të publikohen gjatë vitit 2019 mbi historinë qindravjeçare të këtij Trupi, i cili merret veçanërisht me sigurinë e Papës dhe të Kishës.

 

 

Zjarr Tv Ad