Video/ Rrëfimi i një historie paranormale. Shfaqet në kamera fytyra e një fantazme

0
1330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një hetues i ngjarjeve paranormale përjetoi ngjarjen më të frikshme të jetës së tij gjatë kohës që u përball me një fantazmë ndërkohë që gjendej i vetëm nën një tunel të nëndheshëm.

Anthony Mark, 30 vjeç, kishte shkuar për një “vizitë” në tunelet e Drakelow afër Kidderminster, në  Worcestershire, për të eksploruar tunelet ë nëndheshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, kur regjistroi pamjen e një fantazme.

Anthony u fut në tunelet 5 km të gjatë së bashku me anëtarët e tjerë të grupit. Pasi nuk gjetën asgjë të pazakontë ai vendosi të ndahej nga grupi e të eksploronte i vetëm dhe më pas humbi.

Qarkullojnë thashetheme se disa vite më parë në tunelet e Drakelow-t kanë vdekur 7 persona si pasojë e rënies së tavanit.

Hetuesi i ngjarjeve paranormale vendosi më pas që të nxirrte një pajisje që kapte zërat e fantazmave dhe filloi të bërtiste në mënyrë që të komunikonte me shpirtrat.

Ai tha se nuk kishte parë asgjë në ato momente por kur e kishte parë videon sërish kishte vënë re një fantazmë që po qëndronte përballë tij.

“Arsyeja pse fillova ta bëja këtë gjë janë prindërit e mi. Ata kanë vdekur dhe dua të di nëse ata jetojnë diku tjetër. Shumë persona mendojnë se vdekja mbetet e tillë. Por ka disa gjëra si këto, që më bëjnë të mendoj të kundërtën, se ka diçka më shumë se vdekja.”, u shpreh Anthony.

Zjarr Tv Ad