Video seksuale e Gjicit, Bardhi: Akt i rëndë i cënimit të dinjitetit të çdo qytetari

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të video-skandalit, ku kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij.

Përmes një postimi në Twitter, deputeti i PD thotë se ky është një akt i rëndë cënimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit, që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve.

“Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak!”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad