VIDEO/ Shija e hidhur e Sarrit dhe problemi me moshën i Simeones

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maurizo Sarri, ashtu siç do tifoz i Juves, pas barazimit 2-2 kundër Atleticos, u vendos përpara diskutimit të famshëm me gotën, trajneri i “Zonjës” e sheh gjysmë bosh: “Zhvilluam një ndeshje të vërtetë dhe bëmë shumë më mirë në raport me ndeshjet e fundit.

Është një barazim i rëndësishëm por ndjesia është se shpërdoruam një ndeshjes të cilën e kishin në dorë, barazimi na lë një shije të hidhur. Shpërdoruam gjithashtu ta dërgonin ndeshjen në 3-1 ndërsa në fund flirtuam sërish me golin e fitores. Disa situata të parashikueshme na kushtuan rezultatin e plotë”, u shpreh Sarri në përfundim të ndeshjes.

Ndjesitë janë të ndryshme në radhët e Atileticos, goli i Herreras në fund përmbysi një ndeshje e cila ishte e humbur: “Ata vuajtën shumë topat e lartë, për fat të mirë Herrera në fund realizoi një “golazo”. Duhet të gjejmë ekuilibrat me skuadrën e vjetër. Tani janë shumë lojtarë të rinjë që vrapojnë shumë por shpesh edhe keq, më përpara kishte lojtarë të vjetër por që dinin si të lëviznin, duhet të gjejmë ekuilibra për të ndërtuar rezultatet që dëshirojmë”, theksoi Colo Simeone.

Zjarr Tv Ad