VIDEO/ Shpërthejnë në lot socialistët e Kavajës: Turp të kenë që nuk e votuan Kralin!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpërthejnë në lot socialistët e Kavajës nga humbja e kandidatit të Partisë Socialiste Redjan Kralit. Mbrëmë pas shpalljes së rezultatit, mbështetësit e kandidatit socialist kanë shprehur trishtimin e tyre përballë mediave, ata e kanë përshkruar atë si një njeri me zemër të madhe i cili i është gjendur afër të gjithë atyre që kanë pasur nevojë.

“Ishte i drejtë e kishte zemrën e madhe, ka ndihmuar gjithkënd. Zoti ka për ti gjykuar. Je njeri i ndershëm i ke gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe. Kavaja do fundoset nuk ecën më përpara. Medet për këtë popull që do i drejtojnë njerëz pa vlera. Turp të ketë populli i Kavajës që votoi për ata njerëz”, shprehet qytetarja.

Ndërkohë, Krali i cili pranoi humbjen, u shpreh se kjo ishte një garë të cilën ndonëse nuk e fitoi, fitoi miq dhe shokë shumë të mirë.

“Unë kam fituar miq të mirë shumë, jeta vazhdon. Ky është vendimi i bashkëqytetarëve. Realisht kam fitu shumë shokë”, tha ai.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, arriti të marrë 11.761 vota duke siguruar mandatin 4 vjeçar në krye të Bashkisë së Kavajës. Ndërkohë, Redjan Krali mori në total 10.903 vota.

Video e shpërndarë nga Top Channel

https://www.youtube.com/watch?v=ji2V4lOeHmA

Zjarr Tv Ad