Video-skandali me pedagogun/ Shtrohet me urgjencë në spital Denis Himçi, pëson goditje në zemër

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin Stop është shtruar me urgjencë në pavionin e kardiologjisë në QSUT.

Faxweb.al ka mësuar se pas arrestimit, pedagogu Denis Himçi, ka patur shqetësime në zemër dhe është dërguar në spital me urgjencë.

Dyshimet janë se shkak i sëmundjes ka qenë tensioni i lartë arterial që mund të ketë pasur pedagogu.

Himçi u shfaq në videon e transmetuar duke i premtuar një studenteje, që kishte ngelur në disa provime, se do t’a ndihmonte të kalonte, por i kërkonte favore seksuale në shkëmbim të ndihmës.

Zjarr Tv Ad