VIDEO/ Spiropali harron të firmosë dekretin për emërimin e saj

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është e vetmja nga anëtarët e kabinetit që nuk ka firmosur mbi dekretin e emërimit të saj. Ndryshe nga koleget dhe kolegët, të cilët u afruan në tavolinën ku ndodhej dekret, thanë fjalën “Betohem” dhe firmosën, Spiropali nuk e bëri këtë gjë.

Siç shihet ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, heq maskën, betohet dhe ngrihet të bëjë fotografinë zyrtare me dekretin në duar krah Presidentit Meta.

Firmë nuk hodhi asgjëkundi! Pyetje që lind në këtë situatë është nëse procedura e ndjekur nga Spiropali është e vlefshme njësoj si e ministrave të tjerë , pasi mbi dekret mungon firma e saj.

A është ministre e dekretuar Spiropali? A është kuptuar ky gabim i ministres dhe është korigjuar më vonë?

Zjarr Tv Ad