VIDEO/“Të du fort, u bëfsh 100 vjeç”, gruaja në Laç s’kursen komplimentat për Ramën: Që do vdisja e dija, por që do takoja ty jo

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama ka qenë sot në Laç, ku takoi qytetarë që tërmeti u ka shmebur shtëpitë e kanë mbetur në qiell të hapur. Një prej banoreve ka ndaluar Ramën dhe i ka treguar problemin që ka me shtëpinë. Qytetarja iu ankua Ramës duke i thënë se kishte shumë probleme pas tërmetit, por në fund i tha se e do shumë dhe është socialsite dhe i uroi që të bëhej 100 vjeç.

Po ashtu dhe Rama  nuk i kurseu batutat dhe komplimentet, duke i thënë se e donte dhe ai fortë dhe do i zgjidhte problemin me shtëpinë.

BISEDA E PLOTË

Qytetarja: Rrofsh sa malet, kemi kalamajtë sëmurë edhe shtëpia më është çarë, jemi të gjithë jashtë.

Rama: Ku rrini?

Qytetarja: Lart në mal. Unë e kam shtëpinë me letra..

Rama: E kuptova, po… tani ç’a doni? Doni të…

Qytetarja: Dua të më verifikojnë shtëpinë.

Rama: Atë po, patjetër. Po natën ku e kaloni?

Qytetarja: Në mushama jashtë, hajde shikoje.

Rama: Në mushama.

Qytetarja: Kemi ardhur dy herë këtë nuk ka ardhur, e nuk ka ardhur askush të më verifikojë shtëpinë. Unë e kam me letra shtëpinë.

Rama: Tani prit një minutë. Se di e di që fëmijet bëhen me radhë, nuk bëhen të gjithë menjëherë. Kështu që kemi filluar…

Qytetarja: Po unë të du fort, u bëfsh 100 vjeç.

Rama: Dhe unë të du fort. E shikon jam më i mirë nga afër se nga larg. Po shikoji po i bëjmë me radhë dhe sa të arrijmë në majë të malit do na duhen ca ditë. Tani ju vendosni vet do rrini atje apo do shkoni në një hotel.

Qytetarja: Jo unë e kam blerë mushamanë vet, e po rri jashtë.

Rama: Edhe njëherë, e mora vesh mushamanë, do të shkosh në hotel e të merremi ne me pompat e me ilaçet e me të gjitha.

Qytetarja: Kemi dhi, kemi pula, me kë ti lëmë ato?

Rama: E di, atëherë, ajo që po bëjmë ne…

Qytetarja: Se do të vdes e di se do të takoj ty se dija. U bëfsh 100 vjeç, rrofsh sa malet.

Rama: Tani po merremi me të gjithë ata që janë në fshat, e nuk lëvizin dot, duhet t’i garantojmë që të jenë çarda të mira.

Qytetarja: Po e kam blerë vet.

Rama: Po e di o zemër e di.

Qytetjarja: Unë gjithmonë kam qenë socialiste, gjithmonë.

Rama: Socialiste je ti? Ik hapu se nuk dua të flas fare me ty.

 

Zjarr Tv Ad