VIDEO/ Të mbledhur bashkë, me kërcime dhe këngë, refugjatët afganë festojnë festën kombëtare të Shqipërisë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pjesë e madhe e refugjatëve afganë të cilët ndodhen në Shqipëri prej 3 muajsh që prej se u detyruan të ikin nga Afganistani, kanë festuar me këngë dhe kërcime të shumta festën kombëtare të 28-29 nëntorit në Shqipëri.

Videoja e mëposhtme është postuar nga një prej refugjatëve afganë i cili më parë kishte punuar si gazetar në Afganistan. Ai shkruan në postimin e tij se kjo mbledhje e madhe ishte bërë për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë dhe se kishin një vlerësim të madh për shqiptarët që i pritën.

Gazetari afgan që ka ardhur në Shqipëri me pjesën tjetër të refugjatëve: Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh.

Zjarr Tv Ad