VIDEO/ Të moshuarit zvarriten në bar për të marrë dozën e parë të vaksinës, qindra të tjerë në radhë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pamje të pazakonta janë duke u shpërndarë nga mediat në Kosovë, ku shihen qindra të moshuar në radhë për të bërë vaksinat, ndërkohë që qeveria e Albin Kurtit duket të jetë hapa pas në këtë proces, për shkak se mekanizmi Covax nuk ka funksionuar në marrjen e dozave.

Në qendrën e vaksinimit ”1 Tetori” në Prishtinë janë grumbulluar qindra të moshuar, të cilët në një moment duket të shihen duke u zzvarritur në mes të barit, në mënyrë që të përparojnë sadopak në radhë.

Lidhur me gjithë këtë situatë të krijuar, Ministria e Shëndetëisë në Kosovë, që drejtohet nga Arben Vitia është mjaftuar me një komunikatë ku sqaron se rrëmuja është krijuar nga qytetarë të qyteteve të tjera që kanë ardhur të vaksinohen në Prishtinë, derisa shton se te “1 Tetori” mund të vaksinohen vetëm kryeqytetasit.

Ndërkohë vetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka pasur asnjë reagim për situatën e krijuar.

Zjarr Tv Ad