Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka qenë sot në në kantierin e lagjes së re në Fushë-Krujë ku po ndërtohen banesat për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.Gjatë inspektimit, ministri Ahmetaj u shpreh se vetëm nga ky projekt do të hapen në fazën e parë deri në 1500 vende punë, shifër kjo që pritet të katërfishohet sipas tij, kur zona të popullohet.
Rama: Ministër, keni parashikim se sa vende pune do hapen?
Ahmetaj: Janë gati 1300 deri në 1500 në valën e parë, por me hapjen e komplekseve urbane kjo shifër do katërfishohet.
Kujtojmë që në këtë zonë pritet të ndërtohen 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbërta si edhe një treg modern për produktet e zonës.