Video/ Turizmi dhe zgjedhjet në qershorin e ardhshëm, Rama-kryebashkiakëve: Shumë nga ju s’do jenë, por…

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim i cili si fokus ka patur turizmin por këtë herë të impakti që ka sjellë në ekonominë e vendit dhe në punësime.

Në këtë takim kryeministri Rama e ka cilësuar këtë sezon turistik të sukseshëm, një nga treguesit është dhe rritja e të punësuarve krahasuar me muajin maj.

“Kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliard euro të futur në ekonomi nga turizmi sesa vitin e kaluar. Edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë i rëndësishëm dhe sidomos gjatë qershorit dhe korrikut kemi parë që janë regjistruar një numër biznesesh të reja dhe ka pasur një përfshirë të konsiderueshme në punë të vajzave dhe djemve, posaçërisht studentë që dua ti përgëzoj dhe inkurajoj për vitin shkollor që fillon, pasi kanë kaluar një eksperiencë pune me vlerë.

Rritja e numrit të punësuarve, 6.1 % krahasuar me muajin maj në muajin qershor në tërësi është domethënëse dhe në disa zona turistike shifrat zyrtare janë domethënëse 22% punësime më shumë në Sarandë dhe deri 7% në Vlorë dhe Lezhë”, – u shpreh Rama.

Duke vijuar më tej, Rama është ndalur edhe te zgjedhjet e ardhshme, ndërsa u ka bërë të ditur se duhet të fillojnë nga përgatitjet, ndonëse një pjesë mund të jenë në fushatë apo edhe mund të mos jenë.

“Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, e shumë nga ju mund të jenë në fushatë shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, iu drejtua Rama kryebashkiakeve.

Kreu i qeverisë shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

“S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s’ka arsye të kemi ndarje politike. Një sipërmarrës në Velipojë më tha si I ishin ulur taksat, porn ë rrugë síshte hedhur asnjë lopatë me rërë. Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin. Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara”.

Zjarr Tv Ad