Juventusi mund të pësojë një humbje të madhe. UEFA në bazë të pamjeve të shfaqura në sfidën Juventus-Atletiko Madrid do të hap një hetim për Cristiano Ronaldon. Pas përmbysjes së madhe lojtarë dhe tifozë, të gjithë ishin në ekstazë, por ajo që ra në sy ishte edhe festimi i shfrenuar i Cristiano Ronaldos, i cili kopjoi atë të trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, në sfidën e parë. Në rastin më të mirë Cristiano do t’ia hedh me gjobë, ashtu si trajneri i Atletikos, por në rast se kjo cilësohet si provokim ndaj tifozëve atëherë portugezi do të pezullohet dhe do të mungojë në çerekfinale të Champions Leagues. Madje nga Spanja ka edhe akuza se Ronaldo i quajti tifozët “bij ku*vash”, gjë që rëndon më shumë pozitat e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=DDhjmaugDgk