VIDEO/ Veliaj fliste për maratonë, qytetarët në protestë: Duam ujë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka shkuar aq mirë dita e sotme për Erion Veliajn.

Kreu i Bashkisë së Tiranës kishte thirrur sot një maratonë vrapimi dhe për këtë qëllim kishte bllokuar gjysmën e kryeqytetit.

Por jo gjithçka i ka shkuar mbarë. Në kohën kur Veliaj ishte duke folur me zell për vrapimin, një grup qytetarësh kanë protestuar aty.

Edhe pse policët e bashkisë janë munduar ti fshehin qytetarët mes turmës, ata kanë protestuar.

Në videon e mbërritur në redaksinë e SYRI.net dëgjohen thirrjet e protestuesve: ‘duam ujë, duam ujë’.

Njëkohësisht po fliste edhe Veliaj, i cili ngrinte zërin e tij me qëllim për të mbytur zërin e qytetarëve protestues.

Zjarr Tv Ad