Vrasja në Memaliaj, flet babai i 43-vjeçarit: Nuk kemi konflikte me njëri

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm një ditë pas vrasjes së 43-vjecarit Alket Muhaj në fshatin Rabie në Memaliaj, babai i tij, Gjolek Muhaj thotë se ende nuk e di se pse iu vra djali.

Muhaj, ka kërkuar  nga shteti të gjejë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së të birit.

Ai thotë se nuk ka dijeni mbi arsyet se pse i ekzekutuan djalin, duke u shprehur se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur.

“Nuk kam ndonjë dyshim pse mund te ketë ndodhur vrasja e djalit. Nuk kishim konflikte të hapura që mund të na sillte këtë fatkeqësi. I bej apel shtetit të gjendet autori. Djalin ma kane vrare me dy armë, me çifte dhe me automatik. Kanë qëlluar me automatik njëherë dhe pastaj me çifte tek koka.”- thotë babai.

Denoncimi i parcelave të drogës në Memaliaj e Tepelenë është pista kryesore mbi të cilën po hetohet vrasja e 43-vjeçarit Alket Muhaj që u gjet i vrarë në rrethana ende misterioze pasditen e së enjtes, 6 shtator 2018.

Por Alket Muhaj rezulton person me precedentë penalë i dënuar më parë me burg, ndaj hakmarrja është një tjetër pistë në të cilën po zhvillohen hetimet, krahas asaj të konflikteve për çështje pronësie.

Zjarr Tv Ad