Deputetja Flutura Açka, ka bërë një reagim publik dhe thotë se distancohet nga Sali Berisha dhe video që ai ka publikuar në llogarinë e tij, ku shfaqen kryeministri Rama dhe kryeprokurori Altin Dumani, si personazhe te animuara.
“Si demokrate e thjeshtë, si përfaqësuese e demokratëve, kjo video e hedhur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, më turpëron. Ndaj si demokrate distancohem publikisht prej saj dhe pres edhe të tjerë demokratë të bëjnë të njëjtën gjë”, shkruan Açka.
Ajo thotë se “ne nuk mund ta ruajmë pyllin e demokracisë duke shembur drurët që e mbajnë”, teksa e konsideron videon me personazhe të animuara nga shfaqja “Tom and Jerry”, si një veprim që cënon demokracinë e pushteteve të ndara, siç politika dhe drejtësia.
“Por, me këtë video, z. Berisha del kundër mbi 75% e shqiptarëve që besojnë se SPAK po i ndihmon sadopak të ndreqin demokracinë e dëmtuar nga fragmente të këqija të politikës shqiptare, e cila ka detyrë të bëjë mirë të gjitha detyrat”, thotë Flutura Açka.
Deputetja thotë se ajo që e shqetëson më shumë nuk është përçudnimi i Altin Dumanit, as kreditimi i Edi Ramës si fitimtar i përhershëm, por shtron disa pyetje:
– a mundet në një demokraci të shëndetdhme që një pushtet (politika) të marrë guximin të përtallë një pushtet tjetër (drejtësia) kur të dy kanë përgjegjësi tē lartë kombëtare?
– a është kjo pjesë e alibisë që po ndërton retorika foltoriste se Rama është i pathyeshëm dhe se do të mbetet në pushtet ngaqë do ta blejë votën (ngaqë nuk do të mundim, a nuk kemi interes ta mbrojmë ne?
– a është kjo mënyra për të fituar besimin e mbi 75 % të shqiptarëve që besojnë te Altin Dumani (me deklarata se “do t’ia presim kokën” kur të jemi ne zot) për të ardhur në pushtet?
– a mos po ndërton kjo formë qesharake alibinë é nevojshme për Edi Ramën që t’i përgjigjet mërzitisë së PD-së me Altin Dumanin duke shpejtuar ndryshimet goditëse ndaj SPAK-ut me të famshmin Komision Parlamentar Antikorrupsion?
– a është dhënia e krediteve të tilla të pseudofuqisë Edi Ramēs një shlyerje borxhi të kleringjeve politike që qarkullojnë lirshëm e tingëllojnë tashmë normale në politikën shqiptare?
Unë distancohem publikisht nga kjo video. Po ti?