‘Videoja është e imja, por jo për vajzën’/ Zbardhet dëshmia e policit të arrestuar për ngacmim seksual

0
530
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e inspektorit të policisë që është arrestuar në Malësinë e Madhe me akuzën e ngacmimit seksual të një 15-vjeçareje.

“Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje” mësohet se ka thënë Berhan Bajrakurti.

Inspektori i Policisë në Malësinë e Madhe Berhan Bajrakurti, u vu në pranga dje nga kolegët pas denoncimit.

Bajrakurti është shkarkuar më herët nga detyra si polic në vitin 2018, dhe ka punuar si faturino.  Ndërsa  në vitin 2015 ai ka marrë pjesë si komisioner në zgjedhje dhe më pas është emëruar si polic sërish.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat pas vizitës në komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe se janë në kërkim të denoncuesit të rastit, i cili nuk është gjetur deri tani.

“Polici është i arrestuar mbrëmë. Policia e Shtetit që mbrëmë po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja themelore sot është; kush është denoncuesi. Do ta sqarojmë shumë shpejt’ deklaroi ai për mediat.

Zjarr Tv Ad