Videolajm/ Peshku mahnitës me kokë transparente

0
844
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk është e vështirë të dini se çfarë kalon në kokën e një peshku Macropinna Microstoma …, për shkak se koka e tij është tërësisht transparente.  Kjo krijesë interesante është lehtësisht e identifikueshme për shkak të kafkës së saj transparente dhe plot me lëngje, nëpërmjet të cilës ju mund të shihni sytë e tij.

Ai nuk i ka të njëjtë me gjallesat e tjera dhe ju mund të ngatërroheni. Mund të mendoni se sytë janë ato pikat e vogla të ndritshme, që janë në fytyrë, por gaboheni, sepse ato janë thjeshtë hunda e peshkut. Sytë e vërtetë janë dy tuba ngjyrë kafe në kokën e tij, që përfundojnë tek hemisferat jeshile.

Macropinna Microstoma, gjatësia e të cilit është rreth 15 cm, jeton në thellësitë e errëta të oqeanit, në mes të 600 dhe 800 metra nën nivelin e ujit.

Nuk noton si një peshk normal, por mbetet i palëvizshëm në ujë. Macropinna Microstoma u zbulua për herë të parë në vitin 1939, por vetëm në vitin 2004 është fotografuar për së gjalli.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RM9o4VnfHJU?feature=oembed]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad