Videolojërat shkaktojnë ankth tek fëmijët

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët janë të parët në rajon për sëmundjen e ankthit. Kjo shkallë e përhapjes së sëmundjes që na rendit në krye të listës sipas mjekes psikiatre, Arjana Rreli, vjen prej shkaqeve sociale. Por, kohët e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve që vuajnë nga ankthi, shkaktari kryesor i të cilit janë videolojërat. Videolojërat janë të preferuarat e fëmijëve për të kaluar kohën e lirë, por tek adoleshentët ato shkaktojnë ankth. Kohët e fundit është vënë re edhe një trend rritës i ankthit te fëmijët. Në Shqipëri, ankthi është sëmundja më e përhapur, duke prekur  3.56% të popullsisë. Së bashku me Malin e Zi mbajmë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon. Rreth 13.8% e popullsisë është e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor. Në vend të dytë me përqindjen më të lartë janë të sëmurët me depresion, të cilët përbëjnë rreth 2.45% të totalit të popullsisë së prekur. Të varurit nga alkooli janë rreth 1.67% e popullsisë, çrregullimet bipolare rreth 0.67%, përdoruesit e drogës 0.66%, të prekurit nga skizofrenia rreth 0.23% e popullsisë dhe të prekurit nga çrregullimet në të ngrenë janë rreth 0.11%.

 

Zjarr Tv Ad