Vidhen kapakët e pusetave në rrugën e rikonstruktuar Elbasan-Cerrik

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksi rrugor Elbasan-Cerrik u rikonstruktua, jo më larg se dy vite më parë, por kjo nuk mjaftoi që kjo rrugë më në fund të plotësonte standardet. Dikur e mbushur me gropa nga shkatërrimi, sot rruga është e mbushur me gropa nga vjedhja e kapakëve të pusetave.

Në pothuajse të gjithë gjatësinë e rrugës kapakët e pusetave janë vjedhur duke bërë që rruga të jetë problem, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për kalimtarët.

Por sipas banorëve të kësaj zone, veç vjedhjes, problem ka qenë cilësia e kapakëve të pusetave, të cilët menjëherë pas vendosjes u thyen nga pesha e mjeteve.

Për të bërë të mundur identifikimin e tyre dhe evitimin e aksidenteve janë vendosur disa goma.

Zjarr Tv Ad