Muzeu shtetëror gjerman në Dresden, Green Vault i cili ka një prej koleksioneve më të mëdha të artefakteve të stilit barok, ka qenë cak i vjedhjes. Si pasojë e këtij incidenti, muzeu është thënë të ketë humbur miliarda dollarë.
Zyrtarët policorë kanë konfirmuar këtë vjedhje në orët e hershme të mëngjesit, duke thënë se hajnat janë në arrati. Zyrtarët nuk kanë vlerësuar dëmet mirëpo gazeta gjermane, Bild ka raportuar se “artefakte në vlerë të miliarda dollarëve janë vjedhur”.
Sipas gazetës, kriminelët kanë hyrë në pallat përmes një dritareje. Muzeu Green Vault është një prej muzeve më të vjetër në Evropë, i ndërtuar më 1723.
Kjo është vjedhja e dytë e profilit të lartë në Gjermani në vitet e fundit, pasi monedha në sasi prej 1 kilogramësh, me 24 karat ari janë vjedhur në Muzeun Bode të Berlinit më 2017.