Vidhnin miliona nga bizneset dhe bankat në Tiranë, operacion policor për arrestimin e dy mashtruesve

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës njoftoi se kreu  operacionin e koduar “Përsëritësi”, operacion nga Krimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Në pranga ranë 2 persona që mashtronin me kontrata fiktive dhe grabisnin qindra milionë euro nga biznese dhe banka. Atyre iu sekuestruan dy automjete të tipeve të ndryshme dhe kontrata shitblerjeje.

Të arrestuarit janë:

  1. J., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilët paguhet akcizë dhe F. I., 45 vjeç, banues në Tiranë.
  2. J. dhe F. I. janë ndaluar pasi kanë bërë një kontratë fiktive.

M.J. i ka shitur shtetasit F.I. me kontratë fiktive, 1 milion lekë të vjetra për një pronë, objekt shtypshkronjë me adresë në qytetin e Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milion lekë duke fshehur të ardhurat, kryer me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi i një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë.

M.J, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë, për të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

 

Zjarr Tv Ad