Vidhnin pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorrit, procedohen penalisht dy persona në Berat

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Beratit, pasi janë kapur duke transportuar pllaka guri dekorative.

Janë proceduar penalishte shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan.

Shtetasi A.Q, u konstatua në aksin rrugor Çorovodë-Poliçan, me një mjet tip “Kamion”, në pronësi të shtetasit C.Q, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast tjetër i paligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit.

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht dy shtetas të cilët po transportonin pllaka guri dekorative.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, evidentimit dhe parandalimit të krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan.

Shtetasi A.Q, u konstatua në aksin rrugor Çorovodë-Poliçan, me një mjet tip “Kamion”, në pronësi të shtetasit C.Q, të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Zjarr Tv Ad