Vidhnin produkte në Attiki dhe i shisnin në Shqipëri, arrestohen 5 shqiptarët, autorë të 97 grabitjeve që kapin vlerën e 400 mijë euro

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke në zonën e Attikës, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy burra dhe tre gra të moshave 33-vjeç, 39-vjeç, 25-vjeç, 33-vjeç dhe 41-vjeç, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Personat në fjalë bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe grabisnin produkte, të cilat më pas i dërgonin në Shqipëri, ku edhe i shisnin.

Policia greke njofton se njëri prej të arrestuarve është pronari i një dyqani në Shqipëri, ku edhe shisnin produktet e vjedhura. 5 të arrestuarit janë autorë të 97 vjedhjeve që kapin vlerën e 400 mijë euro. Sendet e vjedhura janë veshje, pajisje elektronike. Ata i merrnin sendet në dyqane i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht me veshje të brendshme që nuk aktivizojnë sistemet kundër vjedhjes.

Zjarr Tv Ad