Vidhnin vepra arti arrestohen Autoret

0
13

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit. Në kuadër të operacionit të koduar “Antikat” në pranga u vunë shtetasit Altin Veizaj, 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit dhe Alban Vrapi, 37 vjeç dhe Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë. Mësohet se gjatë kontrollit në mjet u gjetën dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore, të cilat do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.
Burime zyrtare thanë se shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.