Vidhte pensionet e gjirokastritëve/Kapet postieri i arratisur

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ish-postier në Gjirokastër, 48-vjeç, me iniciale J.D, banues në Lunxhëri, është vënë në prangat e Policisë së Shtetit.

Ai kishte punuar  postier në vitin 2018, por u denoncua nga të moshuarit e Gjirokastrës se pensionet e tyre jo vetëm që nuk ua kishte dorëzuar në shtëpira, por i kishte future në xhepin e tij.

Policia vendore, pas informacioneve nga burime të saj, arriti ta arrestojë J. D dhe deklaroi se “ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ai, duke qënë punonjës i Postës Shqiptare, ka shpërdoruar pozicionin e punës duke tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm pa e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad