Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët në një bashkëbisedim, nesër në orën 11.00, në lidhje me çdo pyetje apo paqartësi që ata kanë rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë javën e ardhshme.
“Nesër ora 11.00 Ju ftoj në një bashkëbisedim LIVE në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Dërgoni të gjitha pyetjet tuaja mbi çdo temë a çështje të veçantë me interes për Ju dhe si gjithnjë do të përpiqemi të përzgjedhim ato më me “spec”, krahas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm”, shkruan Rama, teksa thotë se do të jetë drejtpërdrejt në Facebook dhe Instagram.