Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar janë kapur 113 kg marijuanë.
Mësohet se droga është kapur në zonën pyjore të Leptokarias të Igumenicës.
Menjëherë policia greke vuri në pranga 3 shqiptarë të moshës, 23, 24 dhe 31-vjeç të cilët u kapën duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg marijuanë.
Bashkë me ta ishin dhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët u larguan me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare.
Gjithashtu policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe aparate celularë.