Vihet në pranga kryetari i PS në Prrenjas, përplasi këmbësorin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që aksidentoi ditën e djeshme këmbësorin në aksin Prrenjas-Librazhd.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Partisë Socialiste Haxhi Çollaku, 43 vjeç banues në fshatin Rrajcë të Prrenjasit.

Automjeti tip “Mitsubishi” i drejtuar nga 43-vjeçari humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • H.Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd , ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.V., 54 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad