Vihet në pranga shqiptari më i kerkuar në Europë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shqiptar 58-vjeçar, i kërkuar në gjithë Europën për mashtrim në dëm të qeverisë shqiptare, është arrestuar në Terni të Italisë.

Ai u vu re nga autoritetet pak pasi kishte lënë valixhet në një hotel të qytetit. Policët po kryenin një kontroll rutinë të territorit kur panë 58-vjeçarin dhe vendosën të vazhdon in me procedurat e identifikimit.

Shqiptari iu tha agjentëve të kuesturës së Ternit se ndodhej në qytet për çështje pune, por verifikimi në bazën e të dhënave zbuloi se ishte një person i dënuar nga gjykata e Tiranës.

Vendimi ishte marrë në shkurt të vitit të kaluar, kur ai u dënua me dhjetë vjet burg për mashtrim në dëm të qeverisë shqiptare dhe prodhim dokumentesh false.

Mashtruesi gjendet tashmë në burg në Itali, në pritje të ekstradimit në vendin e tij.

Zjarr Tv Ad