‘Vijë këtu me rrobat e trupit dhe ngasin Lamborghini’, gazetari britanik ‘shpërthen’ ndaj shqiptarëve në Britani: E kanë shndërruar si Tiranën e tyre

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BRITANI E MADHE- Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë ende tematika më e “nxehtë” për Mbretërinë e Bashkuar. Një klimë disi “raciste” ka ardhur së fundmi nga zyrtarët britanikë por edhe nga përfaqësues të mediave duke i cilësuar emigrantët shqiptarë si refugjatë.

E së fundmi një deklaratë që nuk ka habitur jo pak ka qenë edhe ajo e komedianit britanik, Mark Steyn i cili ka folur ashpër për emigrantët shqiptarë. Në një emision që ky i fundit moderon, komediani i dedikoi mesazhin e gjatë ndaj shqiptarëve në një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

“Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”.

Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, shprehet ai.

E kjo revoltë e tij lidhet me  festimet e shqiptarëve në Britani për festat e nëntorit ku të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën në Britani për të ndarë gëzimin e tyre duke mos iu bindur as policisë.

Gazetari shpjegon në monologun e tij sesi policia Britanike përveçse ka dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështon edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ‘Tiranën’ e tyre të vogël.

“Dje teksa po udhëtoja teksa po kaloja në ‘Tiranën e re” të Metorpolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse na thanë: Sepse shqiptarët janë duke bërë driftet e tyre, në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë driftet me makinat e tyre.

Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik? Epo mbrëmë, shqiptarët e “komanduan” gjithë trafikun.”, tha komediani.

Burimi: Report TV

Zjarr Tv Ad