Vijojnë kontrollet, lojërat e fatit “fundosin” pronarin e lokalit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vijim të kontrollove, policia ka proceduar penalisht pronarin e një subjekti pasi në biznesin e tij u konstatua një tavolinë e improvizuar pokeri dhe chipsa.

27-vjeçari me inicialet O.K., nga fshati Katjel, Prrenjas akuzohet për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe të zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Shtetit fton këdo që të denoncojë çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Deklarata e Policisë:

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga policia në Qarkun Elbasan.

Konstatohet 1 subjekt, i cili ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht pronari i subjektit shtetasi O.K., 27 vjeç, nga fshati Katjel, Prrenjas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në fshatin Katjel në subjektin e tij, u konstatua një tavolinë e improvizuar pokeri dhe chipsa.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Elbasan deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

Zjarr Tv Ad