Vijojnë luftimet në lindje të Evropës/OKB-ja bënë sehir

0
2

Forcat e Armenisë dhe Azerbaixhanit vazhduan për të dytën ditë luftimet lidhur me rajonin e Nagorno-Karabakut, megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për të ndalur konfliktin. Të dyja palët shkëmbyen akuza për përdorimin e arti lerisë së rën dë.

Rajoni separatist njoftoi se të paktën 15 ushtarë të tjerë u vranë, duke e çuar në 30 numrin e ushtarëve të tij të v rarë që nga e diela kur tha se Azerbaixhani ndërmori një su lm nga aj ri dhe me arti leri.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antoonio Guterres i dë noi luf timet dhe shprehu keqardhjen për “hum bjen e je tës dhe vik timat ci vile”, tha zëdhënësja e tij përmes një deklarate.

Zoti Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve të kon fliktit “për ndaljen menjëherë të lufti meve, zbutjen e tensio neve dhe t’u rikthehen negociatave pa vonesë” e pa kushte.

Ai rikonfirmoi mbështetjen e plotë për rolin e bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së, një rol që ai tha se është shumë i rëndësishëm.

Edhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të dielën që t’u jepej fund lufti meve. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus nxorri një deklaratë ku thuhej se Shtetet e Bashkuara, “dë nojnë me forcë këtë shka llëzim dhu ne”.

Në deklaratë nxiteshin palët të punonin me bashkëkryetarët e Grupit të Minskut, për “t’iu rikthyer negociatave thelbësore sa më shpejt të jetë e mundur”.

Grupi i Minskut është i ngarkuar me gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfli ktit të Nagorno-Karabakut.

Bashkëkryetarët e Grupit të Minskut-OSBE (Igor Popov i Federatës Ruse, Stephane Visconti e Francës, dhe Andreë Schofer i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) shprehën të dielën shqetësimin e tyre të thellë rreth “vepri meve ushta rake në shkallë të gjerë përgjatë vijës së kontaktit në zonënë e konfliktit në Nagorno-Karabak”, përmes një deklarate të përbashkët të dielën.

“Dëno jmë fuqishëm përdorimin e forcës dhe na vjen keq për hum bjen e jetëve, përfshi popullsinë civile”, shkruanin ata. Ata u bënë thirrje palëve që të ndërpresin menjëherë luftimet dhe të rifillojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme të konfli ktit.

Ata po u bëjnë thirrje palëve në konflikt që të marrin “masat e nevojshme për të stabilizuar situatën në terren”, duke shtuar se “nuk ka asnjë alternativë tjetër për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit”.

Armenia deklaroi gjendje lu fte dhe mobilizim të përgjithshëm luftarak pas përleshjeve me Azerbajxhanin mbi enklavën Nagorno-Karabak të dielën.

“Bëhuni gati për të mbrojtur atdheun tonë të shenjtë”, tha në Facebook Kryeministri Nikol Pashinyan.

Nagorno-Karabaku ka një shumicë popullsie armene, por ndodhet tërësisht brenda Azerbajxhanit. Armenia aku zoi Azerbajxhanin fqinj për sul me ndaj vendbanimeve ci vile në rajonin e diskutueshëm.

“Përgjigja jonë do të jetë e njëjtë dhe udhëheqja ushtarako-politike e Azerbajxhanit mban përgjegjësi të plotë për situatën”, tha përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes së Armenisë.

Ministria tha gjithashtu se forcat e saj kishin rrë zuar dy helikopterë lufta rakë të Azerbajxhanit dhe tre dro në, pasi forcat e atij vendi filluan të bombar donin enklavën e shkëputur, përfshi edhe kryeqytetin e saj Stepanakert.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha nga ana tjetër se kishte filluar një operacion ushtarak përgjatë “vijës së kontaktit” mes dy vendeve “për të shtypur veprimtarinë lufta rake të Armenisë dhe për të garantuar sigurinë e popullsisë”.

Ministria konfirmoi rrëzimin e vetëm një helikopteri azerbajxhanas dhe tha se ekuipazhi kishte shpëtuar. Përpjekjet e paqes në konfliktin e Nagorno-Karabakut, të ndërmjetësuara nga “Grupi i Minskut”, dështuan në vitin 2010.

Separatistët armenë e morën nga Azerbajxhani zonën Nagorno-Karabak gjatë një lufte të përgjakshme në vitet 1990-të ku u vranë 30 mijë njerëz. Bisedimet për të zgjidhur konfliktin janë ndërprerë që nga marrëveshja e armëpushimit të vitit 1994 mes Armenisë, Azerbajxhanit dhe enklavës Nagorno-Karabak.