Vijojnë protestat te lagjja ‘5 maji’, banorët: Veliaj po na sulmon publikisht

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e lagjes 5 maji ne kryeqytet, edhe mëngjesin e kësaj të premteje kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Banorët pohojnë se janë përballur me sulme të drejtpërdrejta nga kryetari i bashkësie së Tiranës, Erion Veliaj. Ata shprehen se Veliaj ka marrë fotot e secilit protestues dhe me qëllim denigrimin e figurës së tyre, I ka akuzuar se nuk janë banorë të kësaj zone, por faktet paraqesin të kundërtën.

Të revoltuar nga veprimi i kryebashkiakut, banorët kanë telefonuar administratorin e njësisë nr. 8 të kryeqytetit, Dritan Dango. Gjatë komunikimit, Dango ka mohuar që informacioni të jetë shpërndarë nga kjo njësi, duke pohuar se familja e telefonuesit është e njohur në zonë. Gjithashtu, Dango ka ngritur hije dyshimi rreth mënyrës si janë bërë matjet e sipërfaqeve të këtyre banesave.

Banorë e kësaj zone, çdo ditë, prej thuajse 3 javësh, kanë dalë në rrugë për të protestuar pasi kërkojnë transparencë te projektit dhe dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre./SYRI.NET

Zjarr Tv Ad