Vijon beteja gjyqësore Balla-Basha

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Toyota Yaris” ka përplasur këtë të martë në gjykatë avokatët e kreut demokrat Lulzim Basha me atë të Taulant Ballës.

Avokati Bashës, Gazment Bardhi ka këmbëngulur gjatë seancës se informacioni për përfshirjen e numrit dy të PS në çështjen e 3.4 milionë eurove të kapura në “Toyota Yaris” është I vërtetë pasi vetë Balla në padinë e dorëzuar në gjykatë e ka pohuar një gjë të tillë.

Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i grupit të PS, i cili ishte i pranishëm në seancë, teksa mohoi përfshirjen në çështjen e 3.4 milionë eurove, i kërkoi gjyqtarit Gerd Hoxha që Basha të dënohet për shpifje.

“Për mua ai ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe i jam drejtuar porkurorisë e cila ka hapur një procedim për tregim të sekreteve hetimore. Minimalisht cdo kush nga ne është i detyruar që kur ka informacione të tilla para se ti bëjë publike ti denoncojë në prokurori. Nëse do dinte që unë isha i përfshirë të shkonte në prokurori dhe të tregojë burimin se nga e ka marrë informacionin?”

Kërkesë kjo që nuk u pranua nga ana e gjyqtarit të çështjes.

Seanca e radhës Balla-Basha do të zhvillohet me date 18 dhjetor.

 

Zjarr Tv Ad