Vijon protesta para Kryeministrisë, studentët: Nuk ka kthim prapa

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, në ditën e tyre të 12-të  dhe nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për plotësimin e tetë pikave.

Në mbështetje të studentëve kanë dalë edhe qytetarët, ndërkohë që numri i protestuesve duket se ka rënë në krahasim me ditët e para.

Studentët gjithashtu kanë paralajmëruar një protest masive të hënën, ku sigurisht presin dhe mbështetjen e qytetarëve.

Tanimë, të rinjtë që kanë ditë që gdhijnë e ngrysin ditët në sheshin para Kryeministrisë janë të hapur edhe për të rinjtë e partive, me kushtin që të “zhvishen” nga ngjyresat.

Për ditën e hënë, flitet për një protestë kombëtare, së cilës pritet t`i bashkohen të rinjtë e PD-së e LSI-së.

Nga studentët janë hedhur disa ide në lidhje me përshkallëzimin e protëstës, por që derimë tani akoma është e paqartë për mediat.

Por ajo që duhet theskuar është vendosshmëria e studentëve për mbrojtjen e kauzës së tyre.

Zjarr Tv Ad