Vijon protesta, studentët: Nuk tërhiqemi pa u plotësuar të gjitha kërkesat

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët nuk janë të kënaqur me pak. Pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, ata kërkojnë plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera.

Ata kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës, do të mblidhen tek Ministria e Arsimit. Studenteve të Tiranës, pritet t’u bashkohen edhe studentët nga Universitetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

Ndërkohë studentët pasi e nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. Studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshimin nga Rruga e Dibrës, për t’u takuar me bashkëmoshatarët e tyre tek ministria. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.

 

Zjarr Tv Ad