“Vijon puna”, Rama publikon pamje nga aeroporti i Vlorës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Rama ka ndarë video dhe shkruan se vijon puna në Aeroportin e Vlorës.

“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë se, Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të aviacionit civil një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

Në periudhën 2-vjeçare të fazës së parë do të ndërtohet godina e aeroportit dhe pista, që kapin vlerën mbi 103.5 milionë dollarë.

Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona euro.

Zjarr Tv Ad